• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kamionët të bllokuar prej 4 orë në Qafë Thanë: Pala maqedonase nuk na vonoi


    Fluksi i madh i automjeteve dhe udhëtarëve ka krijuar shqetësim mes në pikën kufitare të Kapshticës dhe të Qafë Thanës.

    Pavarësisht se në këto dy pika kufitare po punohet me sportele të shtuar për të shmangur radhët e gjata, situata duket e rënduar.

    Nga ana tjetër dhjetëra kamionë të tonazhit të rëndë kanë mbetur mbi 4 orë të bllokuar në Qafë Thanë, për shkak të vonesës së kontrolleve në skaner.

    Shoferët e këtyre mjeteve kanë ngritur zërin para medias, duke e cilësuar si të padrejtë që kjo vonesë ndodh te pala shqiptare dhe nuk u hasën nga pala maqedonase./ Tiranapost.al