• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Të gjitha TIP top

    Kamela, anti-Barbie perfekte


    Kamela Islamaj nuk është aspak ajo vajza tipike që performon me fustane rozë, si ato të princeshave apo kukullave Barbie. Më kujtohet kur këndonte në Top Show, vite më parë, me kokën gjysmë të rruar, piercing në hundë dhe xhaketa lëkurë të zeza. Më dukej vajza më me stil që kisha parë! Patjetër që nuk i shkon kujtdo ky look, por asaj i harmonizohet mjaft mirë me karakterin, tiparet dhe zërin unik.

    Ka një mënyrë të ndryshme për të kombinuar veshjet e zeza. T`ju them të vërtetën më ngjan shumë më Avril Lavigne, sidomos në kombinimin e getave rrjetë me pantallona të shkurtra dhe t-shirt. Së fundmi i ka shtuar gardërobës së saj edhe fustane satin, dantellë dhe tyli.

    Pesë veshjet nga të cilat mund të frymëzohemi.

    (Foto nga Instagram)

    Po ta vishja unë të njëjtin fustan, nuk do dukej kaq bukur sa tek Kamela. Duke qenë e gjatë dhe elegante e përfaqëson denjësisht fustanin satin deri në fund të këmbëve.

    (Foto nga Instagram)

    I shkojnë dhe kapelet. Kostumi kadife ngjyrë hide ia nxjerr tiparet akoma më në pah. Por për vajzat që do donin një të tillë, do t’ju rekomandoja të zgjidhnin një të zi fillimisht, sa t’ju mësohet syri me kadifen me vija.

    (Foto nga Instagram)

    Fustani asimetrik velvet është ai që na shpëton në rastet kur kemi vetëm 20 minuta për t’u bërë gati për një takim. Kamela e ka kombinuar me çizme, por mund ta vishni edhe me gjysmë çizme me kuadrate.

    (Foto nga Instagram)

    Epo, po nuk ke blerë ende kostumin me ngjyrë vibrante, duhet të nxitosh. Sido që të jenë pantallonat, flared, cigare apo laps, xhaketa duhet me jakë vintage.

    (Foto nga Instagram)

    Edhe po qe se s’ke blerë kostumin, një fustan këmishë e ke patjetër. Unë do t’ju rekomandoja të vinit dhe një kravatë, për më tepër stil.

    Pesë sugjerime për Kamelën dhe këdo që mund të ketë bërë të njëjtat kombinime.

    (Foto nga Instagram)

    Fustani me rripa satin nuk shkon me sandale “merimangë”. Sidomos kur është gri metalike baza.

    (Foto nga Instagram)

    Fustani është shumë interesant, por mendoj që Kamelën e tregon më të madhe në moshë. E kam provuar dhe unë të njëjtin, por pa sukses. Ka diçka tek kjo prerje dhe gjatësi që nuk nxjerr më të mirën në pah.

    (Foto nga Instagram)

    Dizajni i fustanit është Dior, krijuar nga Maria Grazia Chiuri. Rripat thonë “Guess”. Copat e tylit kanë probleme në ndërtim, nëse nuk janë qepur siç duhet duken jo mirë.

    (Foto nga Instagram)

    Kamelës i shkon më tepër ai stili boohoo ose rock. Duket më e veçantë dhe sikur i rrinë mirë dhe me fizikun.

    (Foto nga Instagram)

    Ndoshta po të kombinohej ndryshe fustani, do dukej më me stil. Do doja ta shihja me një palë sandale ose stiletto.