Showbiz

Kam frikë të dal dhe të takoj njerëz për shkak të akneve në fytyrë. Ç’të bëj?

Kam frikë të dal dhe të takoj njerëz për shkak të

Kam shumë frikë të takoj njerëz të rinj, për shkak të problemeve në lëkurë. Çfarë të bëj?

Gjithçka që mund të them është të dalësh dhe të besosh se duke provuar mund të gjesh dikë, që nuk i intereson gjendja e lëkurës suaj. Të gjithë ne do të njohim kaq shumë njerëz dhe gjëja më ngushëlluese që t'i themi vetes dhe të gjithëve është: personi i duhur (ai/ajo që doni ta keni pranë) nuk do t’ju shohë për t’ju kritikuar.

Është e rëndësishme që të fiksoni në mendje se dikush që doni ta keni pranë, nuk do t’ju shohë dhe nuk do t’ju vlerësojë për një gjë të vetme. Por do t’ju shohë në tërësi. Sigurisht, që do të jenë të dyja, anët tërheqëse dhe atë jo shumë tërheqëse të qenies suaj. Por do t’ju vlerësojnë në tërësi, aknet dhe shenjat janë diçka që janë pjesë e juaja.

Nëse dikush ju refuzon për shkak të paraqitjes, falënderojeni që tregoi veten e tyre të vërtetë. Dhe jini mirënjohëse për lëkurën tuaj, që në fakt ju shpëtoi nga harxhimi i kohës dhe energjisë me një person pa vlera, dikë që nuk doni ta keni në jetën tuaj.

Një person që doni ta mbani në jetën tuaj duhet t’ju mbështesë, t’ju vlerësojë, të shohë të bukurën te ju, por më e rëndësishmja t’ju shohë si një person që ofron më shumë sesa pamjen e jashtme. Dhe nëse nuk e keni gjetur këtë te një person tjetër, jepjani këtë dhuratë të çmuar vetes suaj.

*Marrë nga Sofia Grahn (@isotretinoinwiths) një vajzë në Instagram që ka 25 mijë njekës, e cila haset me problemet e lëkurës dhe na mëson sesi ta duam veten ashtu siç jemi./ Tiranapost.al