Aktualitet

Kalon Vettingun prokurori i Tropojës! Por ja shqetësimi që përmendi në seancën e verifikimit

Kalon Vettingun prokurori i Tropojës! Por ja shqetësimi që

Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatëssë Rrethit Gjyqësor në Tropojë është konfirmuar në detyrë. Bëhet fjalë për Artan Shtrungza, i cili doli i pastër nga Vettingu, sipas vlerësimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Prokurori i Tropojës u përball të hënën me procesin e rivlerësimit, nga ku u evidentuan disa probleme me profesionalizmin të cilat u pranuan edhe nga vetë prokurori. Por sipas tij gabimet kanë ndodhur për shkak të mbingarkesës së madhe në punë e ndërkohë që në kriterin e pasurisë doli me deklarime të sakta. Ngarkesën në punë me shumë dosje të mbledhura e kanë përmendur edhe prokurorë të tjerë të cilët kanë kaluar nga procesi i Vettingut.

Por kush është Prokurori Artan Shtrunza?

E ka nisur karrierën që në vitin 2004, si oficer i Policisë Gjyqësore. Në vitin 2010 u bë prokuror po në të njëjtin rreth Gjyqësor. Nga viti 2012, ai ka mbajtur për periudha të ndryshme postin e drejtuesit të Prokurorisë në Tropojë.

Treshja gjykuese e KPK përbëhej nga:

Etleda Çiftja kryesuese

Genta Tafa (Bungo) relatore

Pamela Qirko anëtare.

Ashtu si në seancat e tjera kishte vëzhgues ndërkombëtar me të pranishëm Elka Ermenkova./ Tiranapost.al. E.B