• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kalon Vettingun kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë


    Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita ka kaluar me sukses Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën ku u dha vendimi, tregoi se pas shqyrtimit të dosjes së tij lidhur me një vendim të dhënë në favor të Bledar Vatikajt, bashkëshortit të deputetes së PS-së Ermonela Felaj, lidhur me padinë e ngritur nga ky i fundit kundër Presidentit të Republikës dhe shqyrtimi i çështjeve ku palë ka qenë Drejtoria e Tatimeve ku punonte bashkëshortja e tij, u vendos se ka dhënë vendim të drejtë.

    Image result for Kastriot Selita

    Kjo çështje u ngrit si dyshim nga KPK gjatë seancës dëgjimore ndaj Kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Selita ka rezultuar i pastër në të tre shtylla e vlerësimit, si deklarimi i pasurisë, pastërtia e figurës dhe profesionaliteti.

    Trupa gjykuese e KPK për këtë çështje përbëhej nga kryesuesi Olsi Komici, relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Lulzim Hamita. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar OMN ishte i pranishëm në seancë Hans Kijlstra./ Tiranapost.al. E.B