Aktualitet

Kaloi Vettingun por gjyqtarja e Tiranës nuk bind Kolegjin, sërish nën hetim për pasurinë

Kaloi Vettingun por gjyqtarja e Tiranës nuk bind Kolegjin, sërish

Megjithëse gjyqtarja e Tiranës, Ama Brati e kaloi procesin e Vettingut, vendimi duket se nuk ka bindur Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Vendimi i vettingut është apeluar dhe gjyqtarja është sërish nën hetim administrativ.

Riçelja e hetimi administrativ do të të thotë që në seancën që do të zhvillohet në KPA do të pranohen prova të reja shtesë.

Komisioneri Publik mendon se KPK nuk ka kryer si duhet hetimin për Alma Bratin dhe se ka neglizhuar të verifikojë nëse dy persona të lidhur me gjykatësen kishin burim të ligjshëm pasurie.

“Komisioneri Publik çmon se mangësitë e konstatuara në hetimin dhe vlerësimin drejt të fakteve nga ana e Komisionit për kontrollin e pasurisë së subjektit të rivlerësimit justifikojnë rishikimin e vendimit. Mangësitë e vërejtura mund të rregullohen nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, thuhet në kërkesën e Komisionerit Publik.

Ky është rasti i dytë kur riçelet hetimi administrativ, pas atij per Gjyqtarin e larte Edmond Islamaj./Tiranapost.al