• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kadare rrëfen detaje nga jeta e tij në Ditën e Jetimeve: Për çfarë më arrestuan në klasë


    Në Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve, shkrimtari Ismail Kadare ka rrefyer disa detaje nga jeta e tij.

    Një ndër to është momenti kur e arrestuan në klasë, pas një episodi të cilin ai e quan prapësi.

    “Kam qenë 12 vjeç me një shokun tim të klasës, gjetëm disa shkronja plumbi, na shkrepi në kokë të bënim 5 lekëshe false. Nuk kishte patur raste më parë të bëheshin monedha false në atë kohë. Policia dërgoi një polic dhe na arrestoi në klasë, u bëmë të famshëm për keq. Dikush ma përmendi në biografinë time”, rrëfeu Kadare.

    Sakaq, ai theksoi domosdoshmërinë që e gjithë shoqëria të bëhet bashkë për të ndihmuar fëmijët jetimë.

    “E gjithë shoqëria ka për detyrë t’ua lehtësojë këtë gjendje, do doja të ishte me i madh interesi dhe më i vazhdueshëm, ju keni nevojë për ngrohtësi njerëzore, nuk ju ngopin fjalët boshe”, u shpreh shkrimtari.

    Sot, në Shqipëri, janë 31 mijë fëmijë jetimë, jashtë përkujdesjes prindërore e familjare. /Tiranapost.al/