• Shqip
  • English
  • E premte, 15 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Ka vetëm një drejtor që Arbana Osmani s’lë rast pa e shprehur mirënjohjen: Kel Joti!


    Drejtori historik dhe jetëgjatë i ‘Top Channel’ Enkelejd Joti ose siç të gjithë e kanë thirrur Keli, është natyrë që i ka qëndruar larg famës dhe jetës publike, ka bërë atë që i takon një menaxheri në fakt.

    Por Arbana Osmani sa herë që e ka takuar Kelin ka postuar një foto në Instagram.

    Këtë herë dreka ka qenë edhe me rastin e librit dhe Arbana ka servirur bashkë me shumëllojshmërinë e pjatave edhe gjithë dashurinë e saj për shefin më të mirë në botë:

    “Shefi im prej 18 vitesh, miku im prej 20. Një nga njerëzit e rrallë që kam fatin ta kem patur e ta kem në jetën time”./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post