Aktualitet

“Më ka thirrur një politikan”, dëshmia e izraelitit me pajisjen misterioze

Prej dy ditësh flitet emri i një politikani të njohur, i cili dyshohet se ka thirrur shtetasin izraelit Yoram Frig në Tiranë. Ky i fundit u ndalua të premten në aeroportin e Rinasit me një pajisje të sofistikuar për lokalizmin e përgjuesve ambientalë.

Në dëshminë e tij para prokurorit të çështjes Frig ka treguar se kishte ardhur me porosi të politikanit, i cili ka edhe një biznes.

“Politikani në fjalë dyshonte se i ishin vënë përgjues në ambientet e biznesit të tij dhe për këtë arsye kam skanuar të gjitha ambientet e biznesit”, ka thënë shtetasi izraelit.

Pas dëshmisë prokuroria i ka bllokuar pasaportën izraelitit, si dhe pajisjen, duke e lëne të lirë të akomoduar në një hotel në Tiranë.