• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore My Tirana Të gjitha

    Ka të reja në Shesh


    Tirana si Vjena, në sheshin “Skënderbej” vendosen 41 stola shumëngjyrësh të stilit vjenez.

    Po të kaloni sot nga Sheshi Skënderbej do të vini re ndryshime. 41 stola shumëngjyrësh janë vendosur në mënyrë të çrregullt nëpër shesh. Si në Vjënë. Ato janë dhuratë nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) dhe Raiffeisen Bank për t’i dhënë më shumë jetë e hijeshi sheshit më të madh të të gjithë shqiptarëve, por edhe mundësi për t’u çlodhur frekuentuesve të tij.

    “Kjo dhuratë i jep më shumë shpirt sheshit. Sheshet janë objekte infrastrukture, urbanistike, por nëse nuk kanë shpirt, njerëz dhe jetë, bëhen të padobishëm për qytetin. Sapo është larguar fshati i festave, për t’ia lënë vendin një mobilimi të ri, më pranveror, për njerëzit që do kalojnë më shumë kohë në gjelbërim, ku do të ketë shfaqje opera në natyrë apo me hapjen e Muzeut, në prag të përgatitjeve për shumë aktivitete për vitin jubilar të Skënderbeut”, u shpreh kryebashkiakuVeliaj.

     

    Në sheshin “Skënderbej” janë vendosur 41 stola vjenezë, të cilët përveç funksionit parësor si stola, janë përdorur nga Bashkia e Tiranës për të t’i dhënë akoma më shumë ngjyra sheshit kryesor të qytetit. Stolat VIENA janë prodhuar nga Muzeu Quartier i Vjenës dhe vlera për 36 stolat që iu dhuruan Bashkisë së Tiranës është 70’000 euro, ku TAP ka kontribuar me 42’000 euro dhe Raiffeisen Bank me 28’000 euro. Gjithashtu, edhe Ambasada e Austrisë në Shqipëri dhe Bashkia e Vjenës kanë dhuruar 5 stola të tjerë VIENA. Stolat shumë-ngjyrësh janë shumë popullor në qytetet evropiane. Disa prej shesheve kryesore të qyteteve, si Vjena apo Mynihu kanë stola të njëjtë më ata që janë vendosur në sheshin “Skënderbej”./ Copyright Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]