Aktualitet

Flet trajneri i Zvicrës për The Guardian/ Ja çfarë mendon për simbolin e shqiponjës nga Xhaka dhe Shaqiri

Pas The Sun, media të tjera prestigjioze si Washington Post, New York Times dhe The Guardian shkruajnë për 'shqiponjën' e dy futbollistëve, një gjest që ka shkaktuar zemërim mes serbëve.

Ja çfarë shkruan the Guardian: Futbollistët shqiptarë të ekipit të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë rrezikuar së shkaktuari tensione politike në Ballkan pasi përdorën një simbol nacionalist shqiptar për të festuar për golat kundër Serbisë dhe fitoren 2-1, ndeshje e mbajtur në stadiumin Kaliningrad të Rusisë. Që të dy kanë trashëgimi etnike shqiptare, por rritur në Zvicër.  Pasi bënë golat, të dy bënë po një gjest, dy gishtat e mëdhenj e kryqëzuan dhe gishtat e tjerë i mbanin lart duke formuar simbolin e shqiponjës, simboli në flamurin e Shqipërisë.

I cituar nga The Guardian trajneri i Zvicrës ka thënë: Mendoj se në futboll ka gjithmonë emocione. U gëzova për golin dhe mendoj se e gjitha ka të bëjë me emocionin. Jam shumë i lumtur qau arrit  ky qëllim. Mendoj se ne nuk duhet të flasim për  simbolet tani. "

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, shtoi: "Nuk duhet kurrsesi të përzihet politika në futboll. Është e qartë se shfaqen emocionet dhe kështu ndodhin gjërat. Unë mendoj se të gjithë së bashku duhet të largohemi nga politika dhe duhet të përqendrohemi në këtë sport si një lojë e bukur dhe diçka që i bashkon njerëzit "./ Marrë nga The Guardian, përshtatur për Tiranapost.al Elisa Bajrami. 

Image result for Vladimir Petkoviç

http://www.tiranapost.al/emigranti-vetem-ne-shkolle-rrefimi-prekes-xherdan-shaqirit-per-tribune-players/

http://www.tiranapost.al/sun-per-shqiponjen-e-xhakes-mbreme-dhe-historine-e-dhimbshme-te-babait-te-tij-ne-beograd/