Aktualitet

A ka Presidenti besim te kryeprokurorja Marku? Meta: Nuk kam besim te asnjë njeri

Eni Vasili: Disa nga arrestimet vijnë nga partia që keni drejtuar ju. Mos është vënë në shënjestër partia juaj?

Ilir Meta: Unë nuk po i shmangem kësaj pyetje, por nuk mund të bëj indiferentin për Ilir Metën përpara 24 Korrikut dhe rolin që ka patur ai. Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Së dyti për sa i takon forcës politike ku unë kam drejtuar ajo duhet të jetë tepër e qetë sepse ajo ska asnjë detyrim ndaj çdo ish ministri, ndaj ish çdo drejtori që mund të ketë shkelur ligjin apo ka bërë korrupsion. Unë skam bërë asnjë me pahir ministër dhe drejtor dhe të gjithëve u kam .

Kështu që secili që ka shkelur ligjin të përgjigjet përpara ligjet. Edhe po të ishte politike kjo nuk do të ishte fundi i botës. Diçka politike përballohet në mënyrë politike.

 

Vasili: A keni besim te Arta Marku, kryeprokurorja e re?

Meta: Që të jem shumë i sinqertë me ju se më bënë një pyetje shumë të vështirë, jo se më pyete për zonjë Marku si prokurore e përgjithëshme e përkohëshme që është zgjedhur nga Kuvendi, por në tërrësi nga përvojat e deri tanishme unë kam dhe skam besim te asnjë njeri. Në kuptimin që unë nuk besoj te njerëzit. Unë besoj te sistemi. Nëse prokuroria do veprojë në mënyrë transparente absolutisht kjo do të jetë diçka pozitive dhe ky është standardi që i duhet Shqipërisë. Zonja ka një provë që ka filluar dhe prokuroria është në provën e saj dhe unë skam pse të kem paragjykime.