Aktualitet

Ka njerëz që janë të varur nga seksi dhe këto janë të gjitha simptomat

Keni dëgjuar ndonjëherë për varësinë nga seksi? Bëhet fjalë për ato rastet kur dikush ka një dëshirë të pazakontë, fiksuese për të kryer marrëdhënie seksuale. Këta njerëz e kanë humbur kontrollin për të moderuar sjelljen e tyre seksuale. Kjo e bën edhe më të vështirë krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të shëndetshme me të tjerët.

Po cilat janë simptomat e këtij çrregullimi?

  • Të pasurit e më shumë se një partneri seksual dhe marrëdhënie jashtëmartesore.
  • Përfshirja në marrëdhënie seksuale me partnerë anonimë ose punonjëse seksi.
  • I trajtojnë partnerët seksual si objekte.
  • Masturbohen shpesh gati 10-20 herë gjatë ditës.
  • Shikojnë shumë materiale porno. Hyjnë në chat online me të panjohur ku bisedat janë rreth seksit.
  • Përfshihen në veprime seksuale që më parë as nuk do i kishin mendua: si mazokizmi ose sadizmi. Përfshirë këtu edhe formën më ekstreme siç është pedofilia.
  • Ekspozohen gjatë momenteve intime edhe në publik.

Zakonisht këta njerëz, ndryshe nga sa mund të mendonit deri tani, përjetojnë shumë pak kënaqësi nga marrëdhëniet. Plus që janë edhe më të riskuar nga problemet financiare, sociale, shëndetësore dhe emocionale.

Ky post u përshtat nga Healthyplace dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]