• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Ta thotë doktoreshë Silva Të gjitha TIP top

    Ka një zgjidhje për qeskat dhjamore rreth syrit


    Prej rreth 5 vitesh më janë krijuar disa qeska dhjamore në zona të ndryshme rreth syrit. Ky ndryshim ka ardhur gradualisht, pasi janë shtuar me kalimin e kohës. Për momentin problemi im është vetëm estetik. Çfarë sugjeroni si mënyrën më të mirë për t’i zhdukur dhe a rikthehen sërish pas heqjes?

    Pavarësisht se problemi ju shqetëson vetëm estetikisht, ai mund të jetë shenjë e crregullimit të yndyrnave në gjak (hiperkolesterolemi), diabet etj, e mund të ketë prejardhje gjenetike (e trashëguar. Ndaj gjithmonë këshilloj konsultë nga afër me mjekun për të përjashtuar shkaqet shëndetësore të mundshme. Depozitimet dhjamore përreth zonës së syrit, të quajtura xantelazma mundet gjithashtu të shfaqen edhe në personat pa crregullimet e mësipërme e të lidhen me dietën e varfër ushqimore ose jetën sedentare (pa ose me pak aktivitet fizik). Duke qënë të padhimbshme , shqetësimi i vetëm i lidhur me to është vetëm estetik, me pamjen e qeskave dhjamore, me ngjyrë të verdhë përreth syrit, më të grumbulluara afer kanalit të lotit. Ksantelazmat mund të trajtohen nga pikëpamja estetike nëpërmjet heqjes kirurgjikale të tyre ose nëpërmjet krioterapisë, lazerave e teknologjisë plasmage. Kjo e fundit realizohet me një paisje mjekësore, ndër të paktat të përshtatshme për lëkurën delikate dhe zonën e syrit e si e tillë konsiderohet si alternativa më e mirë për tëë eleminuar depozitat dhjamore dhe rekomandohet të kryhet pas sezonit të verës. Ksantelazmat mund të përsëriten ndaj sqarimi i shkakut të tyre është i rëndësishëm su dhe rekomandohet regjim ushqimor i shëndetshëm, aktivitet fizik, evitim i duhanpirjes dhe alkoolit.

    Dr.Silvana Mishtaku

    Klinika VIVIA

    Email: [email protected]

    Instagram : silvanamishtaku