Nën lupën e Stela Sallakut

Ka një vend ku të gjitha etiketat e veshjeve janë shqiptare

Nga: Stela Sallaku/ Ditën e martë u hap zyrtarisht concept store i parë në Kosovë dhe Shqipëri, në kompleksin Carshia Marigona Residence. Fashion District, siç e quajti z. Erolld Belegu, i cili është investitori si dhe pronari i qendrës tregtare ku mund të blesh produkte nga dizajnerat Kosovarë por dhe nga dizajnerja shqiptare, Stella Sallaku. Z. Belegu, gjithashtu pronar i rezidencës Marigona, në një diskutim me një intervistë tha se ishte i mendimit që duhet të kishim një javë mode të mirëfilltë në Prishtinë. E si mund të fillohet java e modës pa patur një vend ku mbledh dizajnerat fillimisht?

[caption id="attachment_129358" align="aligncenter" width="4032"]                                                                            (Foto nga Stela Sallaku)[/caption]

[caption id="attachment_129359" align="aligncenter" width="3024"]                                                      (Stela Sallaku, editore mode e Tiranapost.al)[/caption]

Ja që tashmë është e mundur të blesh shqip me plot kuptimin e fjalës. Valdrin Sahiti, Blerina Klloqi Rugova, Yllka Brada, Agnesa Vuthaj, Berna Saraçi, Maison Stella Sallaku, Diana Qerimi, Kaonë Duriqi, Lia Stublla, Njomëza Luci e shumë të tjerë paraqitën dizajnet nga koleksionet e tyre në mbasditen e të martës, duke inauguruar mes miqsh dhe të ftuarish nga Kosova dhe Shqipëria ambientet luksoze të Fashion District. Qendra është e hapur çdo ditë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kenë në garderobë produkt shqiptar unik.