Tech

Ka një mesazh për ty në WhatsApp. Por kujdes, mos e hap!

Ka një mesazh për ty në WhatsApp. Por kujdes, mos e hap!

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka miliona përdorues në gjithë botën, kështu që e bën një target me rëndësi për hakerat. E kur më mirë se sot që është Black Friday mund të përhapen Spame, me reklama Fake apo mesazhe që tundojnë njerëzit të klikojnë? Në aplikacion po qarkullon një mesazh si më poshtë, ku tregon për dhurata apo shuma parash të dhuruara për të bërë blerje në Morrison, apo Spar. Por ky mesazh është një SPAM dhe e ka origjinën nga Afrika e Jugut.

Shumë përdorues kanë postuar në Twitter mesazhin që u ka ardhur dhe kanë bërë thirrje që të mos hapet, pasi ekspozon të gjitha fotot dhe mesazhet që ke në aplikacion. Sipas ekspertëve të kibernetikës, mashtrimet dhe sulmet online janë shumë të përhapura. Hakerët gjejnë momentin kur ka festa dhe bëhen shumë porosi online dhe targetojnë grupe njerëzish në aplikacione të ndryshme duke u shfaqur në telefon mesazhe, reklama ku kërkojnë që të klikohen. Kështu tregohu i kujdesshëm, mos kliko asgjë që të vjen në WhatsApp./ referuar Metro/ Tiranapost.al.