Tech

Ka një mënyrë si të shkarkosh e të lexosh gjithçka që Facebook di për ty

Ka një mënyrë si të shkarkosh e të lexosh

Informacionet e tua personale, Facebook i ruan si thesar. Dhe nuk po flasim për informacione të fundit, por që ditën kur je regjistruar në rrjetin social. Duke filluar nga faqet që ke klikuar, fotot që ke shpërndarë, bisedat e statuset, kompania ka një histroik të gjithçkaje që keni bërë në Facebook. Madje ka të shënuara edhe listat e adresave IP ku ti je loguar nga kompjuterë të tjerë e të mos flasim pastaj për faqet që keni hapur, ku është kërkuar që të logoheni fillimisht në rrjetin social, si faqet e blerjeve online.

Por ka një mënyrë se si ta zbuloni se çfarë di Facebook për ju. Janë pesë gjëra që duhet të bëni për të pasur në dorë gjërat që edhe Facebook i ruan.

1- Shko tek Facebook Settings

2- Kliko Download a copy of your Facebook data

3- Kliko ikonën download Archive

4- Do duhen disa minuta, por Facebook do të njoftojë kur të jetë gati

5- Në fund kliko sërish Download Archive dhe dosja do të shkarkohet në kompjuterin tuaj. Mund ta provosh edhe nga telefoni, por varet nga fuqia e të dhënave dhe se sa suporton telefoni./ CNBC/ Tiranapost.al.