• Shqip
  • English
  • E hënë, 27 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Kosova Të gjitha

    Ka mbaruar dy fakultete, por punon si banakier. Ja sfida që Kastrioti u ka hapur politikanëve në Kosovë


    Të mbarosh një shkollë në Kosovë, nuk do të thotë patjetër që do fitosh një punë të mirë dhe kjo për arsye të ndryshme, mes debateve se në Kosovë punësohen në poste të mira dhe rroga të majme vetëm të afërm të politikanëve. Kastriot Bushi me origjinë nga Kaçaniku ka mbaruar dy fakultete, fakultetin e Sociologjisë dhe atë të Filozofisë, por për momentin asnjëra nuk e ka ‘nderuar’, pasi ai punon si banakier tek një lokal që quhet: Te veni!

    Kastrioti ka publikuar në Facebook një status, duke i shpallur një sfidë të hapur presidentit Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe opozitarëtve duke u thënë se i fton të kapin dorezën e aparatit Express.

    Në postimin e tij ai shkruan:

    “Këto ditë ka filluar sfida e fidanëve nga krerët e shtetit. Sfidoj presidentin e Republikës shkëlqesinë e tij z. Hashim Thaçin, z. Kryeministrin Haradinaj dhe gjithë krerët e Opozitës që të provojnë ta kapin dorezën e aparatit për expresso. E përbashkëta tek të gjithë ne është, se jemi me fakultet. “Urdhëroni”.

    Një mik dhe bashkëkombas i tij bërë një status ku shkruan:

    Kaci rri urtë, mos u halit…
    Dikur filozofët i kërkonin me pishë, sot hesap s’i bëjnë, s’i lënë të hypin as në autobus…
    Pushtetarët i kanë aversion, nuk ua japin vizën për punë. Në vend të tyre i fusin në punë ata pa shkollë, me diploma të “trafikave”.
    Këta me fakultet mund të ankohen vetëm te halla Ruki !
    Filozof me diplomë të fakultetit është miku e bashkëvendasi im, Kastriot Bushi – Kaci, që punon kamarier në kafiterinë Te Veni.
    Si Kaci me diplomë të fakultetit i ke përplot në Kosovë që punojnë edhe si taksistë…
    Sorry, Kaci !
    Rri urtë, mos i shaj pushtetarët.
    Ju ka ardhë dita këtyre të pashkollëve, të kërcejnë pa done… 😂😂😎/ Tiranapost.al. E.B