Aktualitet

A ka kërcënuar Tahiri-Ramën? Ja si përgjigjet ish-ministri

“Unë nuk pres mbrojtje pa kushte nga askush. As nga familja ime, as nga kolegët. Aq më pak nga kryeministri që ka një barrë më të madhe se sa ne. Që mund t’i vij dita, që për hir të së vërtetës të lërë mënjanë një koleg apo një mik. Unë do shqetësohesha nëse do më tradhtonte drejtësia.

Fevziu: Jnei takuar me Ramwn

Tahiri: Jam takuar dje me kryeministrin.

Fevziu: Çfarë ju ka kërkuar?

Tahiri: Nuk më ka kërkuar asgjë që ia vlente...Kam pasur një bisedë normale për një situatë anormale. Lorenc unë nuk tradhtohem...

Gazetarja: Është e vërtetë që e keni kërcënuar?

Tahiri: Këto janë përralla unë nuk kërcënoj njeri. Nuk jam rritur dhe edukuar i tillë. Dhe mbi të gjitha kur e vërteta nuk më tremb mua?

Vangjeli: Keni të vërteta të fshehura zoti Tahiri?

Tahiri: Lorenc unë kam bërë detyrën time. Duke u kujdesur për të drejtën. E kisha kollaj të beja miq në politike.