• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Te gjitha

    Ka ende shpresë! Ja çfarë do të ndodhë me Katedralen Notre Dame


    Pavarësisht se flakët e zjarrit nisën në orën 19:00 të së hënës edhe pas mesnate, zjarrfikësit nuk kanë arritur që t’i shuajnë plotësisht.

    Duke folur jashtë katedrales së rrënuar Presidenti Emmanuel Macron falënderoi për guximin mbi 500 zjarrfikësit, që u përballën me flakët. Ai dha një shpresë për të gjithë botën që sot i kishte sytë nga Parisi: Katedralja do të rindërtohet.

    “Notre Dame është historia jonë, literatura jonë. Është epiqendra e jetës sonë. Është në kaq shumë libra, piktura. Është katedralja e të gjithë popullit francez, edhe e atyre që nuk e kanë vizituar kurrë. Ne do të bëjmë një apel për talentet më të mëdhenj dhe do ta rindërtojmë Notre Dame, sepse kjo është ajo që presin francezët, sepse kjo është ajo që meriton historia jonë, sepse ky është fati ynë”, tha Macron.

    Ai njoftoi nisjen e mbledhjes së fondeve për këtë qëllim./ Telegraph/ Tiranapost.al