Aktualitet

Ka edhe presidentë të tillë. Kjo foto i ka prekur të gjithë

Kjo foto e publikuar nga Time ka prekur zemrat e të gjithëve. Është presidenti Portugez Marcelo Rebelo De Sousa që  ngushëllon një grua të moshuar  gjatë një vizite në zonat që u prekën nga zjarret, në Santa Comba. Fotoja ka marrë mbi 42 mijë pëlqime dhe mbi 800 komente. Të shumtë ishin ata që shprehën konsideratë të madhe për presidentin portugez i cili duket mjaft i prekur nga hidhërimi i gruas së moshuar. Portugalia u përfshi nga flakët që në muajt e verës.

Ja disa nga komentet: 

Një lider i vërtetë.

Frymëzuese.

Një president fantastik. Një figurë frymëzuese.

Presidenti im. Ndihem krenare për të.

Nderime të veçanta për këtë njeri me ndjenja. Tiranapost.al E.B