Shëndeti

Ka diçka akoma më të keqe sesa pirja e duhanit

Ka diçka akoma më të keqe sesa pirja e duhanit

Të gjithë e dimë se të qëndrosh gjithë kohën ulur është një gje e keqe për shëndetin. Një studim i ri ka zbuluar se të mos bësh fare  stërvitje mund të jetë akoma më keq për trupin sesa pirja e duhanit. Studiuesit nga Cleveland morën si shembull 122 mijë e 7 pacientë të vdekur. Secili prej tyre kishte marrë pjesë në testime mes viteve 1991 dhe 2014. Ata donin të provonin nëse stërvitja do ulte gjasat e vdekjes së  tyre. Kështu të dhënat treguan se ata që kalonin  me shumë kohë ulur, kishin pasur 500 % më shumë gjasa për të vdekur sesa ata që ishin stërvitur me raste.

fitness

Por kjo nuk do të thotë që ti që e lexon të fillosh duhanin e të mos merresh me stërvitje. Përkundrazi, është koha që duhanpirësit të heqin dorë e njëkohësisht të stërviten, qoftë në natyrë e qoftë në palestër. Sipas shkencëtarëve ata që bëjnë një jetë pasive dallohen që në frymëmarrje. “Marrin frymë me vështirësi, ecin ngadalë, nuk kanë energji, dhe kjo gjë nuk i bën mirë shëndetit pasi fillojnë problemet e tjera.  Nëse nuk stërvitesh rrezikohesh të prekesh nga hipertensioni, diabeti dhe problemet me zemrën. Dembelizmi duhet të trajtohet si një sëmundje që ka një recetë të qartë: Jo ilaçe, por stërvitje me ushtrime”./ Metro/ Tiranapost.al 

(Illustration: Ella Byworth/Metro.co.uk)