Aktualitet

Ka ca gjëra joseksuale që eksitojnë një mashkull

Meshkujt nuk janë edhe aq të ndërlikuar sa vajzat. Kështu që ndonjëherë nuk është e nevojshme për manipulime. Ata mund të pëlqejnë dhe çmenden edhe pas disa gjërave që as të kishin shkuar në mendje. Pa shumë mundime, mund t`i bësh për vete.

floket

Flokët e kapura u pëlqejnë atyre. Edhe sikur të jenë të kapura me ato llastiqet e parave që përdoren për t`i lidhur, atyre do t`iu pëlqejë.

kercim

Atij i pëlqen të të shikojë duke kërcyer vetëm. Edhe sikur të jenë shumë njerëz aty, mos ki turp për të kërcyer. E rëndësishme është për të marrë vështrimin e tij.

duart

Duart e kuruara janë pika jote e fortë. Ata janë meshkuj, nuk mund t`i kenë duart kurrë aq delikate sa një vajzë. Megjithatë nëse kujdesesh për to është akoma më mirë. Pak manikyr s`bën keq.

qeshje

Mund të mos e besosh, por ata çmenden kur ti qesh me meshkuj të tjerë. Kur i bën e të bëjnë për të qeshur, ai mendon se je më e mira dhe fatmirësisht ke zgjedhur atë.

squat

Të shkosh në palestër dhe sidomos të bësh squat e fiton menjëherë gëzimin në sytë e tij.

darke

Një vajzë që ha e nuk tregon kujdes të tepruar ndaj ushqimit e kalorive, i pëlqen më shumë. Kështu që kur je me të ha. Mos u torturo.

bluze

Çfarë e çmend tjetër? Kur vesh xhaketën e tij të madhe sepse është ftohtë, ose kur zgjohesh pranë tij me një fanellë 2 masa më të madhe.

Tani e di sesi ta çmendësh pa shumë mundime. Mos i harro këshillat! Provoji një nga një.

/f.h/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]