My Albania Te gjitha

‘Ka ardhur koha që Shqipëria të marrë vendime strategjike’


Zbatimi i reformave është e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë në gjendje të nisë bisedimet e pranimit verën e ardhshme! Këtë tha dje Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson.

Zyrtari i BE-së teksa mbajti një fjalim në Bruksel tha se zbatimi i reformës në sistemin e Drejtësisë dhe lufta kundër krimit do konsiderohen si hapa kyçë në këtë proces.

“Ka ardhur koha që Shqipëria të marrë vendime strategjike, të cilat do kenë ndikim në gatishmërinë e vendit për të filluar negociatat me BE-në. Unë e di se duhet të merren disa vendime, por edhe të tjera që duhen pasuar. Po presim që reformat e nevojshme të vazhdojnë përpara. Gjithashtu i kushtojmë rëndësi të veçantë krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë. Duhet të ketë gjithashtu rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit “, tha Danielsson.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati tha se procesi i konvergimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së ka filluar me kapitullin 23, i cili fokusohet në zbatimin e sundimit të ligjit. /Tiranapost.al Elisa Bajrami. / Artikull referuar IBNA/. 

Time has come for Albania to make strategic decisions, says EU official Danielsson