SPORT

Juventusi synon transferimin e Eriksenit si lojtar i lirë

Juventusi synon transferimin e Eriksenit si lojtar i lirë

Juventusi ka përpiluar një strategji për transferimin e Christian Eriksenit si lojtar i lirë.

Eriksen është në vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenham Hotspur dhe shumë klube të mëdha evropiane duan shërbimet e tij.

Real Madridi dhe Atletico Madridi janë lidhur shumë më një transferim të Eriksenit, por klubi anglez dëshiron së paku 80 milionë euro për të.

Kjo shifër ka zbehur interesimin e klubeve spanjolle dhe kjo thuhet se i ka ndihmuar Juventusit për të bërë një strategji për transferimin e tij si lojtar i lirë.

Sipas gazetës AS, Juventus synon ta mbajë Tottenhamin në presion dhe në fund ta presë Eriksenin dhe ta transferojë si transferim të lirë në vitin 2020.

Kampionët e Serie A e bënë këtë me Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, ndërsa do të përpiqen të vendosin një marrëveshje para-kontrate në janar edhe me Eriksenin. /XH.K