SPORT

Juventusi në "shenjestrën" e De Biasi: Dybala e Costa kanë cilësi, duhet t'i shprehin

Juventusi në "shenjestrën" e De Biasi: Dybala e Costa

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi ka komentuar episodin e ndodhur ditën e djeshme në ndeshjen Juventusi-Sassuola, ku në qendër ishte padyshim "iniciatori" i saj, Douglas Costa. Në një intervistë eksluzive për "TuttoJuve.com" De Biasi i ka dal në mbrojtje brazilianit, ndërsa ka folur dhe rreth situatës së Dybalas.

"Juventusi luajti një ndeshje në mënyrën më të mirë në prag të Ligës së Kampionëve. Allegri e vendosi formacionin në fushë dhe Douglas Costa është një lojtar i rëndësishëm. Ai do jetë në stol për ndeshjen evropiane kundër Valencias. Priten masa nga bardhezinjtë. Ka humbur kokën dhe nuk ka shumë për të thënë .. Unë mendoj se ai e kuptoi gabimin.

Dybala? Argjentinasi duhet të përshtatet. Unë mendoj se mund të bëjë shumë mirë duke luajtur nga e majta, sepse ai krijon hapësira për ata që e mbështesin. Nuk po përdoret shumë por në krah mund të shprehet shumë mirë"-përfundoi ish-tekniku i kuqezinjve. /XH.K