SPORT

Juventusi me dy mungesat për derbin me Torinon

Juventusi me dy mungesat për derbin me Torinon

Joao Cancelo dhe Juan Cuadrado, janë lënë jashtë skuadrës së Juventusit për Derby della Mole kundër Torinos të shtunën.

Cancelo ishte jashtë edhe në humbjen 2-1 të Juventusit me Young Boys në Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër Cuadrado nuk është shëruar pasi pësoi një lëndim në gjunjë, gjë që bëri që ai të largohet në mes të ndeshjes.

Jashtë mbeten edhe Andrea Barzagli dhe Sami Khedira.

Rodrigo Bentancur është i pezulluar pasi i ka mbushur numrin e katër kartonëve në ndeshjen me Interin.

Torin- Juventus është një nga derbit më të mëdhenj lokal në Itali./XH.K