• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Juventus rikthen interesimin për Iscon


    Juventusi thuhet se është i vendosur që ta transferojë Isco Alarconin nga Real Madridi në afatin kalimtar veror të viti 2020.

    Calciomercato raporton se Bianconerët janë duke shpresuar që t’i marrin shërbimet e mesfushorit spanjoll në verën e ardhshme për 75 milionë euro.

    Spekulohet se spanjolli është jashtë planeve të Los Blancos për këtë sezon dhe po mendohet që në fund të këtij sezoni të bëhet shitja e tij.

    Isco nuk kishte luajtur pothuajse fare nën urdhrat e Santiago Solarit dhe me rikthimin e Zinedine Zidanes i ishte rikthyer shpresave, mirëpo përsëri nuk po luan.

    Trajneri francez kishte shpresuar se spanjolli do të këndellje nën urdhrat e tij, por një gjë e tillë nuk po ndodhë dhe planifikohet shitja e tij.

    Isco ka kontratë deri në vitin 2022 në Santiago Bernabeu, mirëpo ka gjetur rrejtën vetëm tri herë në 11 paraqitje në sezonin e kaluar./XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]