Sport Te gjitha

Juventus-Milan do luhet më 16 janar


Tashmë është zyrtare. Superkupa e Italisë do të luhet në Gedda, në Arabinë Saudite, më 16 janar 2019.

Në fushë zbresin kampionët italianë të Juventusit dhe Milani, finalisti i edicionit të fundit të Kupës Italiane. Ndeshja do të zhvillohet në “King Abdullah Sports City Stadium” duke filluar nga orën 20:30 në orën lokale, ora 6:30 me orën tonë.

Ligji i Serie A e ka formalizuar atë. Do të konfirmohet përdorimi i sistemit VAR, ndërsa nëse në fund të 90 minutëshit do të ketë barazim, dy skuadrat do i drejtohen 2 shtesave me nga 15 minuta. Gjithashtu, në rast se përballja do të shkojë në shtesë, ekipet do të kenë mundësinë edhe të një zëvendësimi të katërt. /XH.K