Sport Te gjitha

Juve bën Ramsey britanikun më të paguar


Mesfushori i Arsenal Aaron Ramsey ka firmosur një para-kontratë për t’iu bashkuar Juventus-it këtë verë për një rrogë marramendëse 450,000 euro në javë.

28-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë në fund të sezonit dhe ka firmosur një kontratë katërvjeçare.

Ramsey ka kaluar testet mjekësore në janar, pasi zgjodhi Juventus si klubin e tij të ri.

Ai do të jetë britaniku më i paguar për sa i përket rrogës javore.

Kontrata e uellsianit me Arsenal skadon më 30 qershor dhe Topçinjtë nuk do të marrin asnjë kacidhe për transferimin e tij. /XH.K