Aktualitet

Juncker: Shqipëria nuk pushon së akumuluari progres nga reformat që ka ndërmarrë

"Shqipëria është një vend thellësisht evropian, por ne jemi ndarë nga të papriturat e historisë për një kohë të gjatë, por tani nuk duhet të humbasim kaq shumë kohë sa na është dashur për t'u ndarë.

Konstatoj me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progres sepse ka ndërmarrë shumë reforma që janë impresionante. Nëse kjo do të vazhdojë në këtë rrugë reformash kjo do t'i lejojë që Komisioni të hapë negociatat. Nuk kam ardhur në Tiranë për të thënë që në këto data do hapen negociatat.

Të gjitha problemet dhe grindjet mes vendeve kufitare të jenë të zgjidhura brenda datës së integrimit.

Ne mbështesim Shqipërinë në të gjitha përpjekjet.

Dal nga bisedimi me kryeministrin duke rikonfirmuar se vendi i natyrshëm i Shqipërisë është në gjirin e Bashkimit Europian".