Aktualitet

Juncker nuk po bën shaka

Shqipëria? Është i vetmi vend që as ka probleme kufiri, as ka nisur ndonjëherë luftë më fqinjët, por si askush është e zonja të bëjë luftë mes vedit. Ndaj mos e merrni me shaka Juncker.  Mbajtja hapur e perspektivës europiane të BE është më shumë se kurrë sot, çështje sigurie...

Nga Mira Kazhani/Mos kujtoni se Juncker bën shaka. Pasi tha në përurimin e mandatit te tij se nuk do të ndodhë asgjë me zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë pesë viteve të mandatit të tij, Presidenti i Komisionit Europian më në fund ka ndryshuar qëndrim. Madje, aq sa kjo në Bullgari është deklarata e dytë e tij që trondit.

“Ballkani Perëndimor nëse nuk ecën para drejt BE-së, ka rrezik të ringjallë konfliktet e vjetra të viteve 90’.” Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por atë nuk e njohin as 5 vende anëtare të BE-së, nderkohë që çështja e kufirit me Malit të Zi (demarkacioni) është akoma çështje e hapur. Kroacia dhe Sllovenia, megjithëse janë vende anëtare të BE-së kanë ende probleme me kufirin detar. Kosova pas një muaji mbush 10 vjet nga shpallja e pavarësisë dhe sot Kryeministrit Haradinaj i refuzohet viza amerikane. Kosova dhe Bosnjë Hercegovina janë dy rastet më të trishta të Ballkanit.

Bosnjë Hercegovina ka problemet madhore të ndarjes me Republikën serbe e cila urdhërat i merr nga Beogradi.

Maqedonia nuk ka zgjidhur ende çështjen e emrit me Greqinë, por së paku qeveria e Zaev ka nisur me këmbë të mbarë dhe mund të jetë shumë afër zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë, gjë që i hap asaj negociatat. Zbatimi e Marrëveshjes së Ohrit për shqiptarët. Dje u zyrtarizua gjuha shqipe si gjuhë zyrtare.

Shqipëria? Është i vetmi vend që as ka probleme kufiri, as ka nisur ndonjëherë luftë më fqinjët, por si askush është e zonja të bëjë luftë mes vedit.

Ndaj mos e merrni me shaka Juncker.  Mbajtja hapur e perspektivës europiane të BE është më shumë se kurrë sot, çështje sigurie. Askush nuk do të jetojë në një dejavu të Ballkanit të viteve 90’.

Është çështje e perspektivës fiananciare. Nëse e humbim sot atë tren, do përfundojmë që në rastin më të mirë, pa financime, pra pa lek dhe në rastin më të keq, askush nuk do kujtohet më për ne! Si thoshte Winston Churchill: “Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë”, disa vende e kanë kuptuar me kohë dhe po bëjnë përpara nga Europa. Anti europianët e anti-amerikanët që i lexojmë nëpër portale po iu flasin për një përrallë të veshur me krenari boshe. Copyright/ tiranapost.al