Aktualitet Botë Kryesore Te gjitha

Juncker: Ballkanit Perëndimor i duhet perspektiva europiane për të mos u kthyer pas në vitet 90’


Presidenti i Këshillit Europian Jean Claude Juncker ka qenë prezent ditën e sotme në kryeqytetin bullgar të Sofjes ku celebrohet marrja e presidencës së BE nga shteti ballkanik për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.

Në fjalën e mbajtur duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, Juncker është shprehur se duhet të ketë një perspektivë të qartë europiane për rajonin tonë, në të kundërt rrezikohet rikthimi në vitet 90’ që kanë krijuar konflikte të ashpra dhe pasiguri.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të ketë dhe të konfirmojë edhe një herë një perspektivë të qartë evropian, përndryshe, rreziku ekziston në këtë rajon shumë të komplikuar të Evropës, që ne mund të shohim ngjarje të cilat mund ta kthejnë në fillim të nëntëdhjetave të shekullit të kaluar”,– është shprehur mes të tjerash Presidenti i Këshillit Europian. K.H/ tiranapost.al