Aktualitet

Julka dhe Andi kishin harruar që ishin të martuar

Julka dhe Andi tani po që mund të quhen të martuar. Kanë ardhur disa ditë që më shumë rëndësi ka çfarë shkruhet në Facebook sesa në dokumenta zyrtare. Jo pak herë llogaritë nëpër rrjete konsiderohen edhe në hetime të ndryshme. Kështu që mund të martohesh sa të duash përpara ligjit dhe përpara fisit, por po s`u martove edhe para ndjekësve në rrjetet sociale s`ke bërë asgjë.

julka statusi

Jeta intensive e kishte penguar t`i bënte update statusit të saj në Facebook. Edhe pse Julka Gramo dhe DJ Andi kanë dy djem, në Facebook rezultonin në një lidhje. Sot që e ndryshoi në të martuar mori edhe urimet.

julka status

Në fund iu desh të sqaronte se thjesht e kishte harruar pasi e martuar kishte qenë prej kohësh.

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]