Aktualitet

Jugu shndërrohet në kantier ndërtimi, ja si do të duken në verë Dhërmiu, Vunoi dhe Jala

Sezoni veror do edhe disa muaj të vijë, por në jug të vendit nuk ka kohë për të humbur. Në këto ditë dhjetori atje po zhvillohen punime për të zhvilluar zonën e Dhërmiut, Vunoit dhe Jalës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka postuar sot një video nga punimet në këto zona, duke thënë se vitin tjetër Dhërmiun dhe Jalën do t’i gjejmë me shëtitore, ndërsa Vunoin me një shesh të ri.

“Duke punuar për rikualifikimin urban të fshatrave dhe zonës bregdetare në bashkinë e Himarës. Falë investimeve të qeverisë shqiptare dhe Bankës për Zhvillim te Këshillit të Europës (CEB) verën e ardhshme miq fshatrat e Dhërmiut dhe Vunoit do t'i gjeni me ndërtesa e sheshe të rikonstruktuara, ndërsa plazhet e Jalës dhe Dhërmiut me shëtitore dhe atraksione të reja”, njofton Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Facebook./Tiranapost.al

https://www.facebook.com/albaniandf/videos/1529895093773537/