Aktualitet

Ju vishni ç'të doni, ata po kalojnë Krishtlindje me pizhama

Na e tha Orinda Huta kur e pyetëm se çdo të vishte për Krishtlindje. Pizhama, tha ajo dhe s`paska qenë e vetmja. Pizhamat e kuqe kanë zaptuar internetin dhe njëri i paska më të bukura se tjetri. Sot u mblodhën nëpër shtëpira, fatlumët me oxhak ndezën zjarrin dhe tak e shkrepën foton. Fustanët e bukur mbetën në dollap. Këtë vit do kalojmë Krishtlindje të rehatshme.

[caption id="attachment_158489" align="aligncenter" width="353"](Fëmijët e Ledina Çelos, foto nga Instagrami)[/caption]

Dy fëmijët e Ledina Çelos veshën pizhama dhe vunë kapuç të kuq. Princesha e shtëpisë kombinoi rrobat dhe kapuçin. E sigurisht që do dilnin pranë pemës se atje po i hapnin dhuratat.

[caption id="attachment_158490" align="aligncenter" width="357"](Djali i Vedat Ademit, foto nga Instagrami)[/caption]

Edhe djali i vogël i Vedat Ademit veshi bluzën me Merry Christmas. Me drerë e me mbishkrimin: “Krishtlindjet e mia të para”.

[caption id="attachment_158492" align="aligncenter" width="362"](Bes Kallaku dhe Xhensila, foto nga Instagrami)[/caption]

Nëse Besi veshi një bluzë nga këto tipiket e festave, Xhensila doli me pizhama. Kështu pozuan për kartolinën e parë si të sapomartuar.

[caption id="attachment_158491" align="aligncenter" width="357"](Familja e Rudina Dembacajt, foto nga Instagrami)[/caption]

Kurse në shtëpinë e Rudina Dembacajt u veshën të gjithë me pizhama. Mami, babi dhe Viktoria e vogël u kombinuan perfekt. E bënë edhe ato kartolinën e urimit.

Me kaq pizhama sa pamë, mund ta themi me siguri që këto janë Krishtlindjet më të rehatshme që janë kaluar ndonjëherë. Festat duan ushqim të mirë, por edhe komoditet dhe të jemi të sinqertë s`ka si pizhamat.

K.S/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]