Te gjitha Tech

A do ju pëlqejë kjo ide e Mark Zuckerberg që prek Facebook, Instagram dhe WhatsApp?


Rrjeti gjigant Facebook ka në plan të integrojë shërbimet e mesazheve në Instagram , WhatsApp dhe Facebook Messenger. Tri aplikacionet do mbeten të pavarura, por do të lidhen sa u përket shërbimit të mesazheve.  Zyrtarë të Facebook kanë folur për BBC, ku kanë sqaruar se është vetëm fillimi i një procesi të gjatë. Plani u publikua për herë të parë nga New York Times, dhe besohet të jetë projekt personal i themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Pasi ky proces të përfundojë, do të thotë se një përdorues i Facebook mund të komunikojë drejtpërdrejt me dikë që ka WhatsApp. Kjo është momentalisht e pamundur pasi aplikacionet nuk kanë bazë të përbashkët. Puna për bashkimin e tre elementeve tashmë ka filluar dhe pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2019 ose në fillim të vitit të ardhshëm./ Artikulli i marrë nga Betainfo/ Për Tiranapost.al. E.B

Image result for mark zuckerberg