Aktualitet

Ju kujtohet deklarata e Neritan Cekës “ju vraftë Zoti po votuat”? Edi Rama e modifikon

Ju kujtohet deklarata e Neritan Cekës “ju vraftë Zoti po

Në pamje do të shikoni transformimin e Tiranës gjatë katër viteve të fundit, ndërsa audio i përket deklaratës komiko-tragjike të politikanit Neritan Ceka.

Videoja është publikuar nga Edi Rama në Facebook, ndërsa përfundon me hashtagun #unevotoj që i drejtohet shqiptarëve për zgjedhjet e 30 qershorit

“Zëri në këtë video është i intelektualit, profesorit, ambasadorit, komentatorit dhe faktorit n.c”, shkruan kryeministri.

Kujtojmë se Neritan Ceka gjatë një emisioni televiziv në 10 qershor tha:

“Zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! e kam te drejte se une me shoke te mi e kam dhene kete vote qe duan ta shpërdorin, I zëntë bukën e kalamajve! Ne dhjetor edhe une kam pas kalamaj, ai qe shkel mbi votën iu qërrofshin sytë, nuk di çfarë mallkimi tjetër të them”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/video-deklarata-komiko-tragjike-e-politikanit-neritan-ceka-zoterinj-shqiptare-ne-30-qershor-ju-vrafte-zoti/