• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • It's butter baby Të gjitha

    Ju hahen makarona të freskëta? Unë e gjeta një vend në Tiranë ku t’i blej


    Ndonjëherë në drekë të hahet thjesht një pjatë makarona. Një pjatë makarona janë gjithmonë zgjidhje dhe zgjedhje e mirë për të ngrënë një vakt. Unë sot kam dëshirë t’ju them se ku mund t’i gjeni ato të freskëta, të bëra sipas shijes tuaj.

    Mjafton një telefonatë në numër : 069 34 72 925, dyqani “Pasta Fresca”, tek pallatet “1Maji”, zonjat ju përgatisin salcën dhe makaronat e freskëta që në çast  mund t’i gatuani vetë në shtëpi, mjafton që vetëm të ngrohni ujin, e të hapni një shishe verë.


    Ravioli të mbushura sipas dëshirës, Tortelini, Penne, Fusilli, Tagliatelle, Rigatoni, Gnocchetti Sardi, etj.

    Mua ndonjëherë më pëlqejnë vetëm me gjalpë, por ju edhe salcat shoqëruese mund t’i merrni aty, nga më e thjeshta me domate e borzilok dhe deri tek ajo me ton, capperi dhe acciughe.

     

    menuja

     


    Dyqani i  vockël, që mendon për tavolinën tuaj pa shpenzuar shumë kohë, edhe ëmbëlsirat i ka tipike italiane. Nëse tani nga pamjet doni se s’bën të realizoni vetë  makarona të rastit, receta është e thjeshtë. Ju bëftë mirë!

    foto_brumi

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post