Showbiz

Jonida Vokshi ia kaloi edhe Meghan Markle-it

Jonida Vokshi ia kaloi edhe Meghan Markle-it

As ton mbi sy, as penel të rëndë e as buzëkuq të fortë. Për nga thjeshtësia Jonida Vokshi ia kaloi edhe Meghan Markle-it, që deri tani mbahej si nusja më e thjeshtë.

Jonida u shfaq fillimisht me flokët lëshuar mbi supe, aq natyral sa dy vetë të ziheshin: i ka rregulluar apo jo, e me një fustan satin, asimetrik në pjesën e bustit, që nuk kishte nevojë as për aksesorë. Prerja prej sirene në pjesën e fundit të fustanit i nxori në pah belin dhe vithet. E tregoi të gjatë dhe elegante. Kështu e bëri shfaqjen e parë si nuse, në çastin e celebrimit buzë detit.

Pastaj i lidhi flokët bisht në fund të kokës, pa lule, pa kurorë, pa karfica, vetëm me një llastik të zi. Ndërroi fustanin, duke veshur atë që ishte fiks për vallëzimin e parë. Edhe pse nuk jemi mësuar të shohim nuse me fustane me pika, ky i dyti i Jonidës dukej sikur mblidhte elementë nga princeshat e përrallave dhe detaje nga Lady Diana. Thjesht dhe bukur, duke pasur si aksesorin më të shtrenjtë buzëqeshjen, Jonida ia doli të ishte vetvetja e jo një nga ato nuset që kur shikojnë fotot pas dasmës, mezi e njohin veten.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije

http://www.tiranapost.al/video-te-gjithe-syte-tek-kercimi-i-jonides-dhe-elvanes-si-goca-tirone/

http://www.tiranapost.al/video-vallezimi-i-pare-si-burre-dhe-grua-i-jonides-dhe-besnikut-me-puthje-dhe-ledhatime/

http://www.tiranapost.al/jonida-vokshi-ne-altar-me-deshmitare-shoqen-e-ngushte-elvana-gjaten/