• Shqip
  • English
  • E hënë, 22 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Jonida nuk fshihet pas kremit, por na e tregon sekretin e freskisë dhe mollëzave të ngritura


    Vitet bëjnë të vetën dhe rrudhat e shprehisë po ashtu, por fatmirësisht në ditët e sotme ka zgjidhje për ta sfiduar kohën e për ta kthyer në aleate. Jonida Shehu është një nga ato vajza që kujdeset për veten e saj dhe as nuk e ka kompleks ta tregojë, duke mos u fshehur as pas fjalisë: “Genet bëjnë të vetën”, e as pas fjalisë: “Është mënyra si bëj makeup-in”. Ajo shkoi tek “Klinika Vivia” në Spitalin Amerikan 3 dhe Dr. Silvana Mishtaku, pas një konsulte aplikoi me të një procedurë të shpejtë dhe me rezultate natyrale.

    Trajtimi quhet “PDO threads lift” dhe realizohet nën anestezinë lokale me ndihmën e fijeve të absorbueshme me përbërje polydioxanone (PDO). Pra është një lifting mekanik që synon rritjen e elasticitetit të lëkurës. Efekti i tij zgjat nga 9 deri në 12 muaj.

    Jonida e bëri dhe duket për mrekulli.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.