• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Personazh Stil Të gjitha TIP top

    Jonida i kupton gabimet shpejt


    Me Jonida Shehun jam prezantuar disa vite më parë kur më ftoi tek emisioni që drejtonte asokohe në Top Channel. Gjëja e parë që më ra në sy ishte ngjyra e syve, edhe pse me modeli i flokëve që kishte nuk ia theksonte tiparet. Përkundrazi, e tregonte pak më të rrumbullakosur, si dhe më të madhe në moshë. Po flas për atë prerjen “bob”, në nuancë kafe të errët, i cili do t’i shkonte një moshe pak më të madhe.

    Së fundmi ka një look krejt të ri, interesant, të freskët, vajzëror, saqë edhe sikur të lyejë vetëm buzët e kuqe duket sharmante. Nuk ka nevojë aspak për make-up të ekzagjeruar, as për veshje shumë të elaboruara. Pak më poshtë kam përzgjedhur 10 veshje, nga të cilat pesë janë për t’u komplimentuar.

    (Foto nga Instagram)

    Kjo bluza më ka pëlqyer që kur e pashë në javët e modës. Novatore dhe me stil, plus që Jonida duket shumë më e vogël në moshë. 

    (Foto nga Instagram)

    Kjo veshje më kujton disa dizajne të Ninna Ricci të viteve ‘50, për të cilat kam vetëm një fjalë, “magnifique” (e mrekullueshme).

    (Foto nga Instagram)

    E kuqja e Valentinos, quhet pikërisht ky tonaliteti i cili ka pak portokalli dhe të verdhë në të. Ndryshe ne i themi e kuqe gjaku dhe efekti që ka tek tiparet është aq interesant se i jep një dritë ndryshe. I shkon shumë!

    (Foto nga Instagram)

    Me këtë fustanin duket shumë elegante, stilettot e plotësojnë look-un pa tërhequr vëmendjen nga fustani.

    (Foto nga Instagram)

    Nuk jam fanse e jakës, por ngjyra e fustanit më pëlqen shumë. Edhe modeli i flokëve kombinohet me pjesën tjetër të veshjes.

    Pesë sugjerime

    (Foto nga Youtube)

    Ngjyra e fustanit më pëlqen shumë. Harmonizohet me lëkurën, flokët dhe sytë. Por ka disa probleme të vogla në përshtatjen me fizikun dhe përmasën e Jonidës. Siç shihet nga fotot tek mënga krijon rrudhë, tek gjoksi rri i madh, si dhe gjatësia nuk është e duhura. Vë në pah pjesën e këmbëve poshtë gjurit, e cila duhet mbuluar në këtë rast.

    (Foto nga Instagram)

    Këmisha, kur doli fillimisht në koleksion, sugjerohej të vishej sa më casual (sepse ka një print shumë të ngarkuar). Modeli i flokëve mendoj se nuk përshtatet me pjesën tjetër të veshjes.

    (Foto nga Instagram)

    Në këtë rast printi e ngarkon shumë look-un, si dhe me prerjen oversize duket pak e rënduar.

    (Foto nga Instagram)

    Ky fustani kimono e gjatë, ka një problem tek qepjet anësore, gjë që ndodh rëndom me të tilla copa. Vetëm nëse arrihen të qepen me dorë, defekti shmanget. E ndoqa live këtë puntatën e Soirée, por nuk mendoj se fustani përshtatej me temën apo festën. Duket si fustan për “baby shower” në pranverë.

    (Foto nga Instagram)

    Sugjerimi i fundit është që Jonida duhet t’i eleminojë fare disa lloj printesh nga gardëroba. E tregojnë pak më të madhe në moshë./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]