Botë Te gjitha

John Kerry, letër për Trump pas ofendimeve për Gjermaninë dhe NATO-n: Si guxon? Kush ti rrahu shpatullat kur u shembën Kullat?


John Kerry, ish-sekretari amerikan i Shtetit, ka lëshuar një deklaratë të gjatë në lidhje me sulmet e presidentit amerikan këtë mëngjes për Gjermaninë ku tha se ishte rob i Rusisë, por edhe kritikave për NATO-n. Kerry thotë se sulmet e tij verbale ishin të turpshme dhe shkatërruese. Lexoni letrën e plotë: 

Kurrë nuk kam parë dhe s’kam dëgjuar ndonjë president të thotë ndonjë gjë komprometuese ashtu siç bëri Trump me Gjermaninë dhe NATO-n.  Ishte e turpshme, shkatërruese dhe një shuplakë për interesat aktuale të Amerikës.  Trump bën deklarata armiqësore kundër aleatëve tanë të cilët me të drejtë mund të kthehen në kundërshtarët tanë. Kjo gjë është sulm për demokracinë. Pse/ Pse duhet që një president amerikan, takimi i të cilit vjet me NATO-n ishte një katastrofë, të shfaqet në Belgjikë këtë vit thjesht për të provuar dhe faktuar se ai nuk e kupton se sa të rëndësishëm janë aleatët tanë, që kanë kontribuar shumë për Amerikën dhe jetën e Europianëve? Ndoshta duhet ti kujtoj se ishte NATO-ja që rrahu shpatullat e Amerikës pas sulmit të 11 shtatorit, më kontributin dhe gatishmërinë e tyre të pamatshme.

Ai po na shkatërron reputacionin, e ka nisur që në mëngjes, po minon interesat tona, po na largon nga aleatët të cilët mezi i kemi gjetur, ata na kanë mbështetur në shumë strategji, si ekonomike dhe në siguri. NATO lejon që miliona njerëz të jetojnë të lirë pa frikë.  Mbi të gjitha, ai po tregon injorancë duke kërkuar që të rriten shpenzimet nga europianët. Edhe Obama kërkoi rritje në shpenzime, por ishte një marrëdhënie e shkëlqyer me aleatët. Çdo vit, vendet anëtare më të fuqishme kanë rritur shpenzimet edhe nëse kanë pasur probleme me ekonomitë në vendet e tyre. Ata kanë goditur edhe duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të sjelljes me Ukrainën. Unë dhe Obama kemi punuar shumë për të pasur një diplomaci të efektshme, dhe jo demagogji, kemi qenë ne që kërkuam rritjen e sanksioneve dhe ata na mbështetën. Trump vazhdon të fyejë miqtë që kanë sakrifikuar shumë. Ajo që pashë nga Brukseli sot nuk është një sjellje e një lideri të zgjuar dhe të fortë. Kjo nuk është gjë e mirë për Amerikën, tashmë e dinë të gjithë.  /Marrë nga Twitteri i John Kerry, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

 

 

Gjermania rob i Rusisë?! Merkel ia qëndis Trump-it: Aty ku jam rritur unë…