Aktualitet

Joeli është vetë vëlla e vetë motër

E kanë thënë edhe psikologët, mos i lini fëmijët të vetëm. Ami dhe Ermali e dëgjuan këshillën dhe e planifikuan një bebe. Po deri sa motra apo vëllai të vijë të jetë (se ende s`e dimë gjininë), Joeli vazhdon të luajë vetëm, të bëjë edhe manikyr. Pasi nuk la cep letre pa vizatuar, se fundjava është e gjatë, u hodh nga thonjtë. Po stërvitet djali. Dashtë Zoti të bëhet me motër dhe do jetë gati për t`u marrë me të.

ami

Po edhe nëse do të jetë vëlla, ka lodra plot për të luajtur. Ka makina, motora, lerë pastaj tekonologjia që ç`nuk ofron. E rëndësishme është në fund fare që të bëjë si të bëjë edhe disa muaj. Pastaj fundjavat do jenë më të bukura për Joelin e më të lodhshme për mamin, po kjo është tjetër temë.