• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Jo vetëm që nuk ka divorc me Ethemin, por Inva Mula ka rrëfyer më shumë sesa kaq tek Endri Xhafo


    I ka paraprirë vetë gazetari Endri Xhafo duke e ditur shumë mirë se titulli për mos-ndarjen me zotin Ramadani do merrte vëmendjen online. Por ai fton të shohim më shumë në këtë intervistë ku Inva ka folur për Music International of Korça, ndryshe MIK apo Miqtë e Invës që do mbahet në datat 24-28 Korrik.

    Madje sipas Invës, lajmi i ndarjes së saj u nxor qëllimisht për të hequr vëmendjen nga projektet e saj artistike.

    Inva foli për vendimin që ka marrë për të hequr dorë nga aktiviteti operistik e për t`u përqendruar vetëm tek koncertet. “Kur Nina nisi shkollën i thashë vetes dale. Ç`do bëj unë? A mos duhet t`i dedikohem më shumë familjes, fëmijëve. Se deri sa Nina u bë 5 vjeç kam qenë në lëvizje, në hotele, në shtëpi me qira, ka qenë një lodhje kolosale”, tha Inva.

    Xhafo e pyeti edhe nëse kishte ndjerë ndonjë rivalitet me Ermonela Jahon që është në kulmin e karrierës dhe Inva u përgjigj: “Ermonela është një artiste e shkëlqyer në të gjitha drejtimet dhe mënyra se si ajo po i përkushtohet skenës, mënyra si po imponohet në skenë është shembull për brezin e ri. Është rrugë që unë e kam bërë”.

    Inva foli edhe për problemin shëndetësor me të cilin u përball në fundin e vitit që lamë pas dhe që falë ndërhyrjes së Dr. Mentor Petrelës e kaloi.

    *Ky post është realizuar nga Fabjola Hije referuar intervistës së saj në A2CNN