Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Jo vetëm për të luajtur e për foto, Juliana Pasha na kujtoi ç’mund të bëjmë tjetër me dëborën


Për ta shkelur e për t`i dëgjuar zhurmën, për të luajtur me topa bore, për të bërë ski, për të bërë foto dhe jo vetëm. Juliana Pasha sapo na kujtoi se dëborën mund ta hamë. Kush nuk e ka vënë tasin në dritare për të mbledhur pak borë e për t`i hedhur sheqer më pas? Një nga lojërat më të bukura të fëmijërisë.

(Postimi i Juliana Pashës në Instagram)

“E keni ngrënë ndonjëherë dëborën si akullore në fëmijërinë tuaj? Unë po”, shkruan Juli në foton në dëborë.

Ka zbardhur bora në qytetin tënd? Provoje njëherë me sheqer.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.