Lajme nga Bota

Jo më mami dhe babi, por prindi 1 dhe 2. Po ndodh një ndryshim në Francë dhe njerëzit janë skeptikë

Jo më mami dhe babi, por prindi 1 dhe 2. Po ndodh një ndryshim në

Pas vendimit që fëmijët e moshës tre vjeç të shkojnë në shkollë dhe ndalimit rreptësisht të telefonëve, Franca vjen me një propozim të ri. Në dokumentet e shkollës, prindërit e fëmijët nuk do identifikohen më si “Nëna” dhe “Babai”, por Prindi 1 dhe Prindi 2.

Ky ndryshim është menduar të bëhet përmes një amendamenti të ri, ku pretendohet se do i japë fund diskriminimit të prindërve të fëmijës që kanë të njëjtën gjini.  Ligji kaloi të martën, por duhet aprovuar edhe nga senati francez, e më pas do dërgohet në Asamblenë Kombëtare për verdiktin e fundit.

Ndërkohë që anëtarë të qeverisë së Macron e mbështesin këtë amendament, ka shumë kritikë që e kundërshtojnë dhe thonë se ky ligj i ri është de-humanizues.

“Asnjë fëmijë nuk ka prind 1 dhe prind 2, këto terma nuk ekzistojnë, është komplet absurd”, thotë opinionisti Ludovin de la Rochere. Reagime të forta ka pasur edhe në rrjetet sociale, mes tyre në Twitter, ku njerëzit përveçse thonë është budallallëk, postojnë edhe meme të ndryshme. Ju si mendoni; A jeni dakord që edhe në Shqipëri të kalojë një ligj i tillë? / Artikullli marrë nga Euronews/ Për Tiranapost.al E.B

https://twitter.com/Bigbenjoke/status/1095712128370122752

https://twitter.com/Perinetti_Yo/status/1096330464833478656