Aktualitet

Jo, Ema Andrea nuk u kap mat duke u puthur

Po bën xhiron e rrjetit një foto e Ema Andreas që shkëmben një puthje me partnerin e saj. I njëjti titull po qarkullon prej dy ditësh "Ema Andrea kapet mat duke u puthur me të dashurin". Në fakt, për një shpirt të lirë si Ema Andrea, që e ka jetuar gjithë jetën e saj ashtu si ajo ka dashur, që i ka thënë të gjitha mendimet hapur ashtu siç i ka gjykuar, që i ka pritur paragjykimet ashtu siç i janë bërë, që i ka jetuar lidhjet ashtu siç i kanë ardhur (jo duke i nxjerrë në ankand, por as duke i futur skutave), nuk e përdor dot fjalën "mat". Mund të thuash fare mirë "u fotografua" duke u puthur, por si mund të kapet mat dikush që as e merr mundimin të fshihet? Madje edhe lidhjen e re po e jeton sheshit dhe sheshi në këto kohë teknologjish s'mund të jetë veç rrjeti. Dhe kur ajo vetë poston e dedikon, ç'mat qenka një puthje e dhënë në mes të rrugës ditën me diell?/Tiranapost.al

[caption id="attachment_186831" align="aligncenter" width="527"](Tituj nga portalet)[/caption]

[caption id="attachment_186832" align="aligncenter" width="756"](Tituj nga portalet)[/caption]

[caption id="attachment_186834" align="aligncenter" width="808"](Tituj nga portalet)[/caption]

[caption id="attachment_186833" align="aligncenter" width="683"](Tituj nga portalet)[/caption]

[caption id="attachment_186835" align="aligncenter" width="869"](Tituj nga portalet)[/caption]

[caption id="attachment_186836" align="aligncenter" width="1221"](Tituj nga portalet)[/caption]

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]