Aktualitet

Jetoi qindra jetë dhe mori mijëra kënaqësi... Fjalimi prekës i Petrit Malaj në lamtumirën e Xhevdet Ferit

Jetoi qindra jetë dhe mori mijëra kënaqësi... Fjalimi

Lamtumira e fundit aktorit të mirënjohur, Xhevdet Feri, iu dha pa homazhe, familja plotësoi amanetin e tij për një funeral të thjeshtë. Ai u përcoll me duartrokitje në shenjë vlerësimi për veprat që la pas dhe për atë që i dha kinematografisë shqiptare.

Ceremonia u mbajt në heshtje dhe u mbyll me një  fjalim prekës nga aktori i mirënjohur, Petrit Malaj.

“Familja e madhe me pedagogë dhe studentë, humbi një tjetër. Xhevdet Feri i përket asaj elite që rikthehet në memorien e të gjithëve pa të të lodhur kurrë. Me dhimbjen e thellë të ikjes së parakohshme të njërit nga ne. Familja e kolegut, e mikut tonë të shtrenjtë Xhevdet Feri, universiteti i arteve, kinematografia shqiptare, familja e madhe me pedagogë dhe studentë humbi një tjetër thesar, një aktor plot jetë, një pedagog të ditur, një intelektual dhe qytetar shembullor, një drejtues të mirë dhe mik të paçmuar. Xhevdet Feri i përket elitës, asaj elite ku bëjnë pjesë emra të tillë personazhesh që kthehen e rikthehen në memorien e të gjithë pa të të lodhur kurrë. Ata gdhenden në kujtesë ne kohës dhe fitojnë përjetësi. Protagonist në dhjetëra filma, në më të suksesshmit, imazhi dhe portreti i tij u kthye dhe mbeti një emblemë e kinematografisë sonë. Dhe jo vetëm kaq, misioni i tij i hershëm dhe i fundit ishte mësimdhënia, një profesor i denjë për çdo auditor të artit në çdo cep të globit. Studentët humbën një korife të interpretimit dhe ne kolegët një shembull për t'u pasqyruar. Njerëz si Xhoda që vijnë me të tillë mision nuk do të ikin kurrë përgjithmonë, ata thjeshtë vetëm largohen për t'u kthyer dhe rikthyer në çdo imazh dhe frazë tonë. Në lojën e çdo aktori të ri, punën e çdo regjisori mbeten një referim i denjë. Në perëndim të çdo jete e rëndësishme është si është jetuar. Profesor Xhoda jetoi qindra jetë dhe  mori mijëra kënaqësi duke lënë për ne gjurmë të shndritshme të virtyte të mëdha. Kjo e bën fatlum dhe të pavdekshëm. I dashur Xhodë, prehu në paqe i dashur mik, i dashur koleg. Faleminderit të gjithëve".

Aktori u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën nga një sëmundje e rëndë./ Tiranapost.al

https://www.youtube.com/watch?v=C8HX3_1nSYs&feature=emb_title

http://www.tiranapost.al/pse-nuk-pati-homazhe-per-xhevdet-ferin-ishte-amaneti-i-tij-per-nje-funeral-te-thjeshte/