• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Të gjitha

    Jetoi 3 vite në Shqipëri. Historia e Enrico Porfido dhe 10 arsye pse Shqipërinë e duan (dhe duhet) turistët


    Çfarë dini për Shqipërinë? Sa nga miqtë tuaj kanë udhëtuar atje, këtë verë? Shifrat tregojnë për më shumë se 5 milionë turistë që e kanë zgjedhur Shqipërinë,këtë verë,  mes kuriozitetit dhe si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në zhvillim, në Mesdhe. Enrico Porfido ka shkruar për faqen e njohur turistike Todosobre.Travel mbi eksperiencën e tij në Shqipëri. I referohet Shqipërisë si vendi i Shqiponjave dhe liston 10 arsye pse turistët e zgjodhën si destinacion.

    Lexoni artikullin e plotë si më poshtë: 

    ”Shqipëria, që do të thotë “vendi i shqiponjave”, është një vend sa i kërkuar, po aq edhe i panjohur. I ndodhur në Gadishullin Ballkanik, midis dy destinacioneve të njohura turistike, Malit të Zi dhe Greqisë, ky vend do t’ju habisë me peizazhet e tij të virgjëra, traditat shekullore, mikpritjen dhe sidomos me gatimet shumë të shijshme.

    Image result for Enrico Porfido

    Porfido

    Gjatë viteve të fundit, Shqipëria po shndërrohen në një destinacion turistik gjithnjë e më të vlerësuar në Mesdhe.

    Po përse? Le ta zbulojmë së bashku!

    Pasi kam jetuar në këtë vend fantastik për tre vjet, mund t’ju them me plot siguri se do të jetë një nga udhëtimet më autentike të jetës tuaj. Dhe, për më tepër, është shumë pranë shtëpisë! Brenda pak orësh do të zbrisni në një vend krejtësisht ndryshe dhe magjepsës! Nëpër rrugë do të dëgjoni të flitet italisht e anglisht, kafenetë plot njerëz do t’ju bëjnë të mendoni për Turqinë, gatimet tipike mesdhetare, karakterizuar nga djathi i freskët, ullinjtë e frutat ”do t’ju dërgojnë” në Greqi, Tunizi ose Marok.

    Por, cilat janë 10 arsyet për të udhëtuar në Shqipëri?

    1.Pëlqeni detin apo malin, kjo nuk ka rëndësi, peizazhet e virgjëra shqiptare do t’ju mahnitin! Ujërat e kristalta të bregdetit shqiptar, ashtu sikurse edhe shtigjet në Alpet veriore, do t’iu zhysin thellë në natyrë. A nuk do t’iu pëlqente të zgjoheshit nga zhurma e valëve të detit?

    2.Shqipëria është pika e takimit midis kulturës romake dhe asaj osmane, kufiri gjeografik midis dy perandorive shekullore. Mund të vizitoni qytetet e Gjirokastër dhe Beratit, që bëjnë pjesë në UNESCO, kështjellat e Shkodrës dhe Porto Palermos, qendrën piktoreske të Korçës dhe rrënojat e Butrintit e Apolonisë. Bëjini thirrje shpirtit tuaj aventuresk dhe futeni në modalitetin arkeolog, do të shihni që nuk do të pendoheni!

    gjirokaster mercado otomano albania

    3.Nëse kërkoni të udhëtoni shtruar, ky është destinacioni i përsosur. Duke qenë një vend mjaft i vogël, ju mund të vizitoni gjithçka në pak ditë, duke marrë kohën që ju duhet dhe duke përfituar nga çdo sekondë e udhëtimit tuaj. Logoja turistike e Shqipërisë është shumë e qartë “Ndiqni rrugën tuaj”. Çfarë tjetër prisni që të udhëtoni sipas mënyrës suaj?

    4.Duke qenë se është një destinacion në zbulim e sipër, çmimet e strehimit, të makinave me qira dhe të ushqimit do t’iu mundësojnë të kaloni pushime me kosto të ulët. Dhe ofertat vazhdojnë, me hotelet super luksoze dhe bujtinat tërësisht të izoluara. Pra, cilado qoftë tipologjia juaj e udhëtimit, do të gjeni zgjidhjen e parapëlqyer.

    5.Nga rajoni në rajon, kuzhina shqiptare është e shijshme dhe e larmishme. Lëndët e para janë të pabesueshme, perime e fruta sezoni shumë të shijshme, mish i freskët e peshk, djathëra të shumëllojshëm e shumë më tepër. Mund ta nisni ditën tuaj me një byrek fantastik dhe kos të bërë në shtëpi dhe ta përfundoni me një gosti të vërtetë me mish ose peshk, e denjë për një mbret. Dhe mos u shqetësoni se mos rëndoni stomakun, një gotë me raki, pija tradicionale e vendit, do t’ju ndihmojë të tresni çdo gatim.

    gastronomia albania restaurante slow food

    6.Kryeqyteti i saj, Tirana, është nën një shndërrim të vazhdueshëm. Lërini veten ”të infektoheni” me energjinë e saj dhe të zbuloni klubet e saj të natës, mes lokaleve të koktejit dhe të tjerëve më tradicionalë, do të udhëtoni vazhdimisht në realitete paralele. Gjatë verës, rrugët janë plot me njerëz dhe ju duhet vetëm të kërkoni qoshen tuaj të preferuar, për të vëzhguar gjithë këtë dinamizëm. Dëshironi t’ju zbulojmë një sekret të vogël? Ngrini kokën lart dhe kërkoni nëpër tarraca, duke ndjekur muzikën dhe dritat.

    7.Nëse ju pëlqen sporti, mos humbisni mijëra aktivitetet e organizuara, si fluturimet me deltaplan mbi bregdet, udhëtimet me kajak nëpër kanionet e lumit Osum, alpinizëm e shumë të tjera. Shkoni dhe shikoni Festivalin e Jugut në ambient të hapur dhe zgjidhni aktivitetet tuaja të parapëlqyera. Mos harroni t’i rezervoni, sepse vendet janë të kufizuara.

    8.Je më shumë tip që të pëlqejnë festivalet dhe muzika? Epo, e përsosur! Gjatë viteve të fundit, në vend po organizohen gjithnjë e më shumë festivale në mjedise mbresëlënëse, si Festivali i Breshkave në Drimadhë ose Festivali i Varkave në liqenin e Komanit, në malet e veriut. Për të mos folur pastaj për Festivalin Ndërkombëtar “Jazz in Albania” dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, që çdo vit mbledh mijëra vizitorë. E çfarë mund të dëshironi më tepër se të vallëzoni nën ritmet e një muzike të këndshme, në vende magjepsëse dhe me një kokteil të mirë në dorë?

    9.Ju pëlqejnë gjërat e veçanta? Epo, edhe këtu, Shqipëria nuk do t’ju zhgënjejë. Duhet të dini se në të gjithë vendin ka mijëra bunkerë të ndërtuar gjatë regjimit komunist, për t’u mbrojtur ndaj një sulmi të mundshëm, që nuk ndodhi kurrë. Do t’i shihni nëpër plazhe, ndanë çdo rruge, në mes të qyteteve dhe në të gjitha qoshet më të fshehta të vendit. Dhe, nëse dëshironi të dini më shumë, në Tiranë do të gjeni tre muze, që përpiqen ta shpjegojnë këtë fenomen. Tani, mos më thoni se nuk u bëtë kuriozë!

    bunkers albania

    10.Ende nuk jeni të kënaqur? Epo, e kam lënë më të mirën për në fund! Në Shqipëri do t’ju duket sikur jeni në shtëpinë tuaj. Lejoni t’ju drejtojnë dhe përfitoni nga të gjitha këshillat e vendasve, mirësia e tyre do t’ju mrekullojë. Në kulturën shqiptare, mysafiri është i shenjtë dhe brenda një kohe të shkurtër do të ndiheni sikur po vizitoni miq të vjetër dhe jo sikur jeni me pushime. E do të ktheheni në shtëpinë tuaj me disa miq më shumë!”, përfundon Enrico Porfido për faqen e njohur turistike Todosobre.Travel./ Artikulli nga Agjensia Telegrafike Shqiptare/  Tiranapost.al.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]